35.6 C
Tirana
29 / 07 / 2026

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit! Policia: S’e gjetëm në shtëpi të ndaluarën me ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë edhe njëherë procesin ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e së premtes u ndërpre për shkak të mosnjoftimit të të pandehurës Jonida Zeqo.

E pandehura Zeqo qëndron në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por policia njoftonte gjykatën se nuk kishte mundur të gjente banesën e saj.

Në seancë u relatua se Interpol Tirana ka njoftuar gjykatën se dy biznesmenet e inceneratorëve Stela Guallja dhe Mirel Mërtiri janë lokalizuar në Austri dhe se për të dy Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë për ekstradim, ndërsa nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e Klodian Zotos. Seanca e radhës u caktua në 20 prill, ora 09:30.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x