Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti për kualifikueset e Europianit 2024, me kombëtaret që mësuan kundërshtarët me ndeshjet që nisin në mars dhe mbyllën në muajin nëntor të vitit 2023. Goglat ishin të pamëshirshme për Anglinë dhe Italinë që u përplasen me njëra-tjetrën, në një grup ku është edhe Ukraina.
Nga ana tjetër, Franca dhe Holanda gjithashtu do të përplasin “brirët” në Grupin B, aty ku pjesë janë edhe Greqia apo Irlanda. Ndërkohë, me fat mund të konsiderohet shorti për Shqipërinë që është shortuar në Grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Duhet thënë se kuqezinjtë kanë shansin e artë për të prekur kualifikimin e shumëdëshiruar për në Europian. Një short i pranueshëm mund të konsiderohet edhe ai i Kosovës, teksa Dardanët në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Pa fat ka qenë Maqedonia e Veriut, teksa u shortuan në Grupin C, aty ku është edhe Anglia dhe Italia.
Grupet për Euro 2024:
Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgjia, Qipro
Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltari
Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Malta
Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni
Grupi E: Polonia, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi
Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbaxhan, Estoni
Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino
Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra
Grupi J: Portugali, Bosnje-Hercegovinë, Islandë, Luksemburgu, Sllovaki, Lihtenshtejn
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026