5.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve pranë Urës së Bahçallëkut, shmanget tragjedia

Rreth orës 12:00 është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. 

Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x