12.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

Shkencëtarja Mimoza Hafizi shfaq meteorin e parë në qiellin e Tiranës

Ja si e përshkruan këtë çast shkencëtarja e njohur meteorin e parë në Tiranë:

“Kjo është fotoja e meteorit të parë në qiellin e Tiranës, që kapi kamera jonë Fripon.

Shumë e bukur!

Dikush mund ta shohë si bartës sinjalesh të mira nga qielli. Pse jo! Në botën tonë të larmishme, kushdo mund të argëtohet sipas shijes së vet të lirë.

Kurse ne që instaluam kameran në tarracën e Fakultetit të Shkencave, gëzohemi se ajo po bëhet anëtare dinjitoze e një rrjeti të gjerë europian. Ai ka për qëllim të “administrojë” gurët që na bien nga qielli. Janë të çmuar për shkencën, për njohjen e origjinës sonë, nga vijmë e për ku jemi nisur.

Gëzuar festat me këtë fishekzjarre kozmike!”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x