16.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Beratit, zëvendësohet nga këshilltari i kreut të Policisë

Mëngjesin e sotëm është shkarkuar Drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj.

Burime per Euronews Albania bëjnë me dije se në krye të uniformave blu të këtij qarku është emëruar Kastriot Skënderi, i cili deri tani mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Skënderi më heret ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës në vitet 2018-2019.

Nuk dihet nëse shkarkimi ka lidhje me serat me kanabis që u gjetën në zonën e Beratit ku punonin dhe 95 gra, rast për të cilin Agjencia e Mbikqyrkes Policore ka nisur një hetim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x