Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme.
Për këtë qëllim Kushtetuesja ka njoftuar edhe Drejtorinë e Burgjeve për seancën që do të mbahet sot.
Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Papa mesazh studentëve: ‘Mos e lini teknologjinë t’ju përdorë’ - 31/10/2025
- Shkarkimi i Veliajt, Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë - 31/10/2025
- “Nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane”, Rama publikon pamjet nga veliera në Durrës - 31/10/2025
 
                                    