19.3 C
Tirana
12 / 06 / 2026

SHBA: Vendimi i OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës, dëmton ekonominë globale!

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte “i padobishëm dhe i pamatur” për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim.

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen.

Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë.

“Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë“, shtoi zonja Yellen, duke vënë në dukje se disa vende që kishin premtuar ndihmë nuk kishin arritur ta shpërndanin atë.

Pak ditë më parë organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Gjatë një takimi në Vjenë, ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji nëntor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x