8.3 C
Tirana
24 / 11 / 2026

Senegali, sërish kampion i Afrikës/ CAS i Lozanës i kthen edhe një herë titullin, që e humbi në tavolinë

Në fillim Senegali, pastaj Maroku dhe sërish Senegali. Ky I fundit është shpallur sërush kampion i Afrikës, duke I dhënë fund një telenovele surreale, që zgjat për gati një vit.

Gjykata e Arbitrzhit Sportiv në Lozanë dha verdiktin përfundimtar në favor të “Luanëve të Terangës”, pas një “gjyqi sportiv” që zgjati 10 muaj.

Senegali fitoi në fushë, në një finale të trazuar kundër Marokut, zot shtëpie në në Rabat më 18 janar, por më pas u detyruaa ta dorëzojë sërish trofeun në tavolinë.

Kjo pasi, më 17 mars, Konfederata e Futbollit Afrikan vendosi të dënojë kombëtaren senegaleze, pas vendimit të ekipit për t’u larguar nga fusha gjatë ndeshjes finale, duke e braktisuar atë për 15 minuta në shenjë proteste ndaj gjykimit.

Sadiu Mane dhe shokët e tij protestuan pasi panë t’iu anulohej një gol dhe pak më pas të akordohej një 11 metërsh në favor të Marokut.  Federata Senegaleze e Futbollit e dërgoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që I riktheu titullin kampion  të Afrikës.

Në këtë mënyrë, Senegali merr titullin e dytë në tre turneu të e fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ky vendim sigurisht që nuk është pritur mirë nga marokenët, të cilët një ditë më parë kishin akuzuar një prej gjyqtarëve të CAS për komunikime të paligjshme me federatën senegaleze.

Kjo polemikë ndoshta nuk do të marrë kurrë fund, por Kupa e Kombeve të Afrikës e vitit 2025 mbyllet këtu, me Senegalin si kampion.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x