14.5 C
Tirana
12 / 12 / 2025

Sekuestrohen 500 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Rreth 500 mijë euro janë sekuestruar në Portin detar të Durrësit. Valuta është gjetur e fshehur në një nga autobusat që kanë zbarkuar nga tragetet e linjës Bari-Durrës.

Paraprakisht, deklarohet se eurot ishin të fshehura në tavanin e autobusit, por ende nuk ka një shifër zyrtare, pasi burime policore deklarojnë se vijon numërimi.

Paratë e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner.

Është shoqëruar drejtuesi i autobuzit, ndërsa nuk ka ende një deklaratë për ngjarjen nga policia vendore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x