Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses në lidhje me shqyrtimin e ankimimit të tij për shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Ai u pyet nga gjyqtarja nëse ‘i qëndron idesë se kompetencat mund të zhvilloheshin jashtë zyrës, apo nuk delegoheshin dot?’, duke u përgjigjur se ka vepruar në çdo rast që i është kërkuar që ta bëjë.
Gjyqtarja: Në prapësimet e Gjykatës thuhet që nuk mund të delegohen të gjitha kompetencat, ju i qëndroni idesë se kompetencat mund të zhvilloheshin jashtë zyrës, apo nuk delegoheshin dot?
Veliaj: Çdo rast që më është kërkuar të veproj, kam vepruar, delegimi i nënkryetarëve… nuk e kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, të pastrohet, të ketë ujë, drejtorët janë aty, stafi është aty… nuk kam nguruar të marr asnjë vendim apo çdo letre ankuese nga qytetarët që me dërguar në burg.
- 16 vjet pa Panajot Panon – Partizani kujton legjendën e tij dhe të Kombëtares shqiptare - 19/01/2026
- Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre - 19/01/2026
- Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën - 19/01/2026