Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë konferencës së tij për shtyp pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ambiciet territoriale të Presidentit rus Vladimir Putin përtej Ukrainës, Trump theksoi se në javët e fundit ai dhe administrata e tij kanë qenë të angazhuar edhe në situatën në Kosovë dhe Serbi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Gjenerali Caine tha se Putini ka ambicie territoriale përtej Ukrainës. A e shihni ju në të njëjtën mënyrë?”, ishte pyetja e drejtuar Trump.
“Kjo është e mundur. Dua të them, është e mundur. E di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte. Ai do të donte të dilte nga kjo punë. Është një rrëmujë për të. Më telefonoi ditën tjetër. Tha, a mund t’ju ndihmoj me Iranin? Unë thashë, jo, mund të më ndihmoni me Rusinë. Sepse, e dini, në javët e fundit, ne u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën, Serbinë”, tha Trump.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por në një moment tjetër, kur u pyet për vështirësinë e zgjidhjes së konflikteve, Trump përmendi përsëri Serbinë, e cila sipas tij ishte në prag të fillimit të një përplasjeje, pa thënë konkretisht nëse kjo lidhej me Kosovën.
“Ne i dhamë fund konfliktit mes Ruandës dhe Kongos. Do të vijnë të nënshkruajnë dokumentet. Ne kemi nënshkruar tashmë dokumente bazë, por ato do të vijnë, mendoj, në Shtëpinë e Bardhë të premten. Ne i dhamë fund… Serbia do të merrte përsipër… por ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha India dhe Pakistani. Dhe kjo nuk ishte nëse ata mund të kenë apo jo armë bërthamore një ditë siç po flasim në Lindjen e Mesme, siç po flasim me Izraelin dhe Iranin”, deklaroi Trump.
- Shibam, qyteti prej balte, “Manhattani i shkretëtirës” - 27/06/2025
- “E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme” – Donald Trump: Ktheva avionët izraelitë në momentin e fundit! - 27/06/2025
- Shteti aksioner në projektin e Sazanit! Investimet mbi 1 miliard dollarë i Jared Kushner, krijohet kompania shqiptare që do të jetë partnere - 27/06/2025