Roland Ilia ka marrë detyrën si Kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Drejtuesja në largim e KPK-së, Pamela Qirko, i dorëzoi detyrën Kryetarit të ri të zgjedhur nga Mbledhja e Komisionerëve, përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Komisionit.
Qirko e uroi Ilian për marrjen e detyrës, duke i bërë gjithashtu një përmbledhje të rezultateve dhe punës së Komisionit përgjatë 3 viteve të fundit nën drejtimin e saj. Nga nisja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Komisioni ka dhënë deri tani 682 vendime nga 805 subjekte të listës totale.
Për vitin 2023, objektivi i Komisionit është përfundimi i 90% të listës së subjekteve ex officio. Ndërsa për vitin e fundit të mandatit të KPK-së, 2024, synohet përfundimi i të gjithë procesit deri në shtator të këtij viti, për t’i dhënë kohë Komisionerëve për arsyetimin e vendimeve, si dhe procedurave të mundshme të ankimimit.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026