Rodri është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024. Mesfushori i Manchester City-t, mori çmimin më të rëndësishëm në aspektin individual, ndërsa u ngjit në skenë me paterica për shkak të dëmtimit.
Lojtari spanjoll ishte vendimtar me kombëtaren e tij në Europian, që kulmoi me fitimin e trofeut, por edhe një pikë kyçe te City, në fitimin e Premier League.
Në garën për “Topin e Artë”, mesfushori mposhti sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, i cili u rendit i dyti. Trofeun e “Topit të Artë” e dha George Weah, i cili e ka fituar atë në vitin 1995.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim - 03/09/2026
- Protestuesit që vetëndihen në pushtet mbi Edi Ramën - 03/09/2026
- “Qeveria s’ka lidhje me çaktivizimin e rrjeteve sociale”- Rama: Turp grupit që përhap absurditete, duan t’i japin jetë revolucionit të shfryrë! - 03/09/2026