Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët lidhur me procesin e rinumërimit të votave.
Ai theksoi se ky proces pritet ë nisë javën e ardhshme, ndërsa sqaroi se KQZ nuk do të angazhojë fonde të tjera shtesë për këtë proces.
Celibashi tha se do të ketë 34 apo 35 grupe numërimi.
“Ky proces është kompetencë e plotë për tu zhvilluar e KAS si organ. KAS do të vendosë mbi çdo element të këtij procesi”, tha ai duke shtuar “Kemi anuluar edhe lejet vjetore për të gjithë stafin e KAQ për të qenë edhe gjatë korrikut dhe në gusht. Mund të na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Vetëm për këto dy qarqe do të duhen 18-20 për ta përfunduar procesin e rinumërimit”, tha ai.
- Po fliste në një takim në Minneapolis, kongresmenia demokrate sulmohet dhe spërkatet me një substancë të panjohur - 28/01/2026
- Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti - 28/01/2026
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026