30.5 C
Tirana
06 / 07 / 2025

Rinumërimi i Durrësit, kandidati i PD: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët…

Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike.

Ajo që humbi më tepër vota ishte vetë Partia Demokratike, edhe pse kërkesa për rinumërim u bë nga kandidati i të njëjtës parti, Aulon Kalaja.

Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota. Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota nga korrigjimi.

Sipas të dhënave të KQZ, Arjan Ndoja ka rezultuar me 88 vota të marra padrejtësisht, ndërsa Aulon Kalasë i janë rikthyer 11 vota që nuk i ishin përfshirë në numërimin e parë, por ky rezultat nuk i siguroi Kalasë një ulëse në Kuvend.

Aulon Kalaja thotë se KAS dhe KQZ anuluan numërimin e të gjitha votave të qarkut Durrës; sipas tij, në datën 3 qershor me një vendim të vetë KQZ-së duhej të hapeshin 290 kutitë brenda vendit dhe 85 kutitë e Diasporës, por ky vendim ndryshoi duke lejuar të hapen vetëm 154 kuti plus kutitë e Diasporës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Aulon Kalaja ndërprerjen e rinumërimit të të gjitha votave të qarkut Durrës e quan “krim zgjedhor” që mbështetet nga vetë KQZ dhe KAS.

Pavarësisht këtij vendimi, Kalaja thotë se nuk do të ndalet së kërkuari hapjen e kutive të tjera, edhe pse kjo kërkesë do të shkaktojë zemërim te kolegët e partisë së tij.

Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës. Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x