35.6 C
Tirana
29 / 07 / 2026

“Ringjallja e Krishtit celebron dashurinë dhe…”, Rama uron Pashkën katolike

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkës. Kreu i qeverisë thotë se kjo ditë simbolizon Ringjalljen e Krishtit dhe celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun.

“Dhe me ditën e Ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike”, shkruan Rama.

Në liturgjinë e krishterë, kremtimi i Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit është zemra e thelbi i krishterimit, është qendra e kulmi i tërë vitit liturgjik kishtar.

Besimtarët shqiptarë ndoqën meshën që u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj. Festimet e Pashkëve nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x