Eno Popi, gazetari dhe moderator i njohur e shumë i dashur për publikun, është kthyer sot në studion e Top Albania Radio, aty ku për shumë vite ka moderuar emisionin e mëngjesit. Këtë radhe, Popi ka qenë në një tjetër rol, atë të të ftuarit. Ai ka folur për të rejat e fundit nga jeta e tij, për planet në karrierën e tij si dhe për emisionet ku do ta shohim në vijim.
Mungesën e tij të kohëve të fundit na e ka zbuluar vetë gazetari, i cili bëri të ditur se tashmë familja e tij është vendosur në Kanada dhe kësisoj, ai ndan jetën dhe veprimtarinë e tij mes Kanadasë e Shqipërisë.
Gjatë intervistës së tij përballë kolegut Blendi Salaj, Popi në jo pak raste është shfaqur i emocionuar. Kjo kuptohej qartë dhe shikuesit e dëgjuesit i japin të drejtë, kur mendon se në këtë studio ai është “zgjuar” e ka bashkëbiseduar për vite të tëra me shqiptarët anëekënd Shqipërisë e më gjërë.
Eno Popi do të jetë bashkëprezantues në spektaklin “Dancing with the Stars” së bashku me Bora Zemanin. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se do moderojë edhe një emission tjetër në TCH që ka në focus të rinjtë, por pa zbuluar më shumë.
- Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit! Ministria e Jashtme: Kërcënim ndaj sigurisë rajonale - 02/10/2024
- “Rrënja e problemit është Amerika”, lideri suprem iranian reagon për herë të parë pas sulmit - 02/10/2024
- PD “merr hak” ndaj mazhorancës! Kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS, zbardhet akuza - 02/10/2024