7.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Rikthehen emocionet e Champions League/ Milan sfidon Tottenham, PSG duel me Bayern Munich

Shën Valentini shpeshherë përkon me fazën e 1/16 të kompeticionit më madhor për klube dhe kjo ve para “përgjegjësisë” tifozët meshkuj pasi do duhet të zgjedhin midis një darke romantike me partneren e tyre apo të shijojnë emocionet e Champions League.

Le të themi që futbolli fiton në të shumtën e rasteve dhe i shpërblen tifozët e saj me gola, emocione, përmbysje etj.

Siparin e fazës së 1/16 të Champions League do e çelin dy sfida të forta dhe të ekulibruara, të paktën në letër.

Milan – Tottenham Hotspur

Kuqezinjtë rikthehen në fazën e 16 më të mirave të europës që nga viti 2011 dhe përballë do të kenë Tottenham-in, me të cilin nga përballjet e shkuara nuk kanë rezultate shumë positive, ku nuk kanë regjistruar asnjë fitore ndaj klubit anglez. Ndoshta ka ardhur momenti që Milani të shënojë fitoren e pare dhe të kërkojë vazhdimësinë në Champions.

PSG – Bayern Munich

“Përballje titanësh”! Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë sfida mes PSG dhe Bayern Munich.

Këto ekipe janë përballur gjithsej 8 herë në faza të ndryshme të Champions, PSG regjistron 3 fitore ndërsa Bayern 5 të tilla, një nga cilat mban dhe titullin e fituar në vitin 2020. Gjithsesi herën e fundit që këto ekipe janë përballur ka qenë PSG e cila ka eleminuar Bayern nga Champions, në këtë mënyrë bavarezët do kërkojnë “hakmarrjen” ndërsa parizienët vazhdimësinë dhe fitoren e trofeut të munguar.

Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x