Rikthehet qarkullimi te mbikalimi i Shkozës në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që njofton se puna për montimin e trarëve të këtij mbikalimi ka përfunduar dhe tashmë qarkullimi i është rikthyer normalitetit.
“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”, thotë ARRSH.
Prej datës 12 Shkurt, ARRSH kishte bërë devijimin e trafikut në këtë zonë, me qëllim kryerjen e këtyre punimeve, në kuadër të zbatimit të projektit të Unazës Lindore Loti 3.