Media prestigjioze ‘La Republica’ shkruan se 49 emigrantë që vijnë nga Egjipi, Bangladeshi, Gambia dhe Bregu i Fildishtë janë duke udhëtuar drejt Shëngjinit.
Sipas mediave italiane, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi i dha urdhër anijes që të drejtohej për në Shqipëri. Transferimi i emigrantëve, për të cilin kryeministrja italiane ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes ”Cassiopea”.
Kujtojmë se më herët, dy raste të sjelljes së emigrantëve në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit u kundërshtuan nga gjyqtarët italianë, të cilët e referuan rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Gjykata e Romës mori vendimin kundër qëndrimit të emigrantëve të kapur në det nga Italia, në kampet e ngritura në Shqipëri. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.
Në fillim të këtij muaji, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë do vijojë të zbatohet, duke e cilësuar “leksion për Europën”. Kjo marrëveshje me rëndësi u nënshkrua më 6 Nëntor të 2023-it, por deri më tani ka ndeshur mjaft pengesa.
Megjithatë, më 25 Shkurt pritet që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të japë një vendim mbi përcaktimin e vendeve të sigurta.
- Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij - 04/11/2026
- Chris Pappas fiton në New Hampshire, bëhet senatori i parë greko-amerikan pas 14 vitesh dhe burri i parë homoseksual në Senatin amerikan - 04/11/2026
- Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës - 04/11/2026