Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – 24 shkurt – Claudio Descalzi, udhëheqës i kompanisë italiane të energjisë, Eni, ka kryer një mori udhëtimesh për të takuar furnizuesit e gazit në Afrikë.
Në këtë udhëtim janë përfshirë vizita me zyrtarë në Algjeri, Angola, Egjipt, dhe Republikën e Kongos.
Descalzi është shoqëruar shpesh nga zyrtarë të lartë të Romës, sipas dokumenteve të publikuara nga kompania Eni dhe Qeveria italiane.
Kompania shtetërore, Eni, dhe Italia, kanë arritur që përmes marrëdhënieve të së kaluarës, të sigurojnë më shumë gaz për të zëvendësuar furnizimet e konsiderueshme nga Rusia.
Një ndryshim të tillë, të shkathët, nuk kanë arritur ta bëjnë shumë vende evropiane, teksa lufta e nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin e ka shtyrë kontinentin evropian që të mendojë për alternativa shtesë të furnizimit me gaz.