Grupi K i Kualifikueseve të Botërorit 2026 ka luajtur dy ndeshjet e radhës, teksa Shqipëria ishte “pushim” dhe zhvilloi dy ditë më parë miqësoren me Gjibraltarin.
Në orën 15:00, Serbia mundi me një gol Letoninë, duke marrë tre pikë për të na parakaluar në renditje.
Ndërkohë, në orën 18:00, Anglia mundi 2-0 Andorrën dhe udhëheq kështu i vetëm Grupin K.
Kështu, Anglia ndodhet në vendin e parë me 12 pikë të plota dhe është një hap larg kualifikimit në Botërorin 2026. Ndërkohë vendi i dytë që të dërgon në play-off e ka marrë momentalisht Serbia me 7 pikë.
Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë. Letonia ndodhet pas nesh me 4 pikë, ndërsa Andorra është jashtë loje me zero pikë në vendin e fundit.
Ndeshjet e radhës në këtë grup do të jenë Shqipëri-Letoni dhe Serbi-Angli, të dyja më 9 shtator.

- Zyrtari i BE-së: Reforma kadastrale, kyçe për integrimin europian dhe forcimin e ekonomisë - 26/05/2026
- “Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë - 26/05/2026
- “Zgjedhjet në PD, proces i turpshëm”, Salianji: Demokratët e braktisën Berishën, shifrat u manipuluan, morën pjesë vetëm 5 mijë anëtarë - 26/05/2026