Trajneri Edy Reja është në fundin e kontratës së tij me Shqipërinë, e cila skadon në muajin nëntor dhe nuk do të ketë rinovim.
Në FSHF kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin, i cili mund të jetë sërish italian. Ditën e sotme, “Gazzetta dello Sport” shkruan se Luigi Di Biagio mund të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.
Sipas mediave italiane, 51-vjeçari pëlqehet shumë nga presidenti Armand Duka dhe arritja e një marrëveshje nuk përjashtohet. Di Biagio mund të drejtojë Shqipërinë që në muajin tetor, në miqësoren ndaj Italisë.
Kujtojmë se emri i Di Biagio qarkullon prej ditësh, por vetë FSHF mohoi arritjen e një marrëveshje me italianin.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026