Edicioni i 11-të i “Football clubs’ valuation: The European Elite”, studimi vjetor i “Football Benchmark” në lidhje me vlerat e klubeve, nxjerr spanjollët e Real Madrid në vend të parë. “Los Blancos” janë në krye të klasifikimit me një vlerësim prej 7.7 miliardë eurosh.
Në vend të dytë është një tjetër klub i madh spanjoll, Barcelona, me 5.9 miliardë euro. Vendin e tretë e mban Manchester City, me 5.1 miliardë euro. Dhjetëshja e parë kompletohet me Manchester United, Arsenal, Bayern Munchen, Liverpool, PSG, Tottenham dhe Chelsea.
Klubet italiane që hyjnë në klasifikimin europian të 32 klubeve të para, janë të gjitha jashtë “top 10”. Interi, me një vlerësim 2.1 miliardë, është klubi i parë italian, i ndjekur nga Juventusi e Milani në kuotën 1.8 miliardë. Më pas vijnë Napoli, Roma, Atalanta dhe Lazio, të gjitha poshtë miliardit.
Në këtë klasifikim bëhet fjalë për vlerën totale të një klubi. “Football Benchmark” e bën kalkulimin nëpërmjet një algoritmi që merr në konsideratë 5 parametra: fitimin (raporti paga-të ardhura), popullaritetin (ndjekja në rrjetet sociale), potencialin sportiv (vlera e ekipit), menaxhimin e të drejtës televizive dhe stadiumet në pronësi. Për edicionin e fundit janë marrë si referim bilancet e 2023-24 dhe 2024-25.
- Zjarri masiv që përfshiu Himarën/ Rama zbret në terren dhe takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion - 05/09/2026
- Rikthimi i Meghan Markle dhe Princit Harry në Britani, si reaguan William dhe Kate Middleton - 05/09/2026
- Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK: Tubime në mbështetje të tyre me 12 dhe 16 shtator - 05/09/2026