Pas ngjarjes së rëndë në Lozhan të Maliqit, ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili i shpreh ngushëllime familjes së efektivit Enea Mekolli, i cili mbeti i vdekur gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë për afro 10 vite.
Në shkëmbimin e zjarrit mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.
“Bashkohem thellësisht më dhimbjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!
I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë. Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkruan presidenti Begaj.
- “Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit, Sa’ar: Rama, një nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë - 12/10/2026
- CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik! - 12/10/2026
- Raporti i BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë! Dyshime për… - 12/10/2026