Përfaqësuesja e qeverisë ka shtruar relatimin e saj ligjor mbi argumentin pse Këshilli i Ministrave ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës. Përfaqësuesja e qeverisë thotë se Veliaj është ankimuar se shkarkimi i tij është antikushtetues, ndërkohë është ligjor.
“Ankimuesi pretendon se shkarkimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të shkeljes së rendit të Kushtetutës ose të ligjeve, siç parashikon neni 115 i Kushtetutës, e cila është e vetmja mënyrë që ai të legjitimohet përpara kësaj gjykate. Ndërkohë që shkarkimi i tij nuk është kryer për shkak të kësaj dispozite. Ai nuk është shkarkuar për rrethanë kushtetuese, por ligjore, për shkak se nuk është paraqitur në detyrën e parashikuar nga neni 62 për vetëqeverisjen vendore,” – tha përfaqësuesja e qeverisë.
- Vlorë, zhvillohen zgjedhjet për kreun e shoqatës “Çamëria”, Dashamir Tahiri: Ka ardhur koha që të flitet më shumë për çështjen çame - 19/01/2026
- Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump! - 18/01/2026
- Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën - 18/01/2026