Nga festa për 35-vjetorin e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin në Zvërnec, të domosdoshëm për ekonominë shqiptare.
Rama u shpreh se protestat nisën me të drejtë për një akt dhunë në Zvërnec, por kërkesa e protestusve për anulimin e investimit, është i padrejtë.
Ndër të tjera, Rama shtoi se rrjetet sociale kanë keqinformuar në lidhje me investimin.
“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, PS, puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetori të lindjes së PS, një masë e madhe njerëzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë, për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë. Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit tonë. E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlillojet e gjysmë të vërtetave, të fryra nga lloj lloj vidoesh dhe fotosh, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën d he mbi Sazanin, do kisha dalë në bulevard”, theksoi ai.
- “Berisha më mbajti me gajret”, Edmond Spaho tregon përplasjet me Nokën: Për pak sa nuk u përplasëm fizikisht, është harbut, më zëvendësoi vetëm se… - 18/07/2026
- Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve - 18/07/2026
- “BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë - 18/07/2026