Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, sjell në vëmendje rëndësi e procesit të integrimit europian.
Gjithashtu ai ka bërë një falënderim për emigrantët shqiptarë dhe mbështetjen që mori gjatë takimit të zhvilluar me Diasporën në Milano një ditë më parë.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e madhe, e falënderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Merr fund maratona/ Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj - 19/04/2025
- Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeson Italia e Gjermania, rreth 8 mijë zarfe me votat e diasporës mbërrijnë në Tiranë - 19/04/2025
- Kapshticë/ Fluks lëvizjesh për Pashkë, mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve - 19/04/2025