7.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Qeveria hollandeze vendos kufizime ndaj eksporteve të teknologjisë së ‘gjysmëpërçuesëve’

Qeveria hollandeze ka bërë të ditur se para verës do të vendosë kufizime ndaj eksporteve të teknologjisë së gjysmëpërçuesëve për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit, pasi një lëvizje e ngjashme u ndërmor nga SHBA. Nga vendimi do të ndikohet edhe prodhuesi i pajisjeve të çipave kompjuterik ASML, që është një nga firmat më të rëndësishme në zinxhirin botëror të furnzimit me pajisje të tilla. 

Gjysmëpërçuesit, që përdoren nga telefonat celularë dhe deri tek pajisjet ushtarake janë në qendër të një mosmarrëveshjeje mes SHBA-së dhe Kinës. Ky është një hap i madh, një fitore e vërtetë për SHBA-në dhe një lajm shumë i keq për Kinën. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë ndërkohë të tensionuara por ky vendim i qeverisë hollandeze do ti bëjë gjërat akoma më keq, u shpreh një ekspert për korporatën britanike të transmetimeve. Masat do të prekin teknologji shumë specifike në ciklin e prodhimit të gjysmëpërçuesëve.

Hollanda e konsideron të nevojshme për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare që kjo teknologji të vihet nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur, u shpreh ministrja hollandeze e tregtisë në një letër për ligjvënësit e vendit hollandez. Nën rregullat e reja, kompanive do t’u duhet të aplikojnë për liçensa për të eksportuar teknologji të gjysmëpërçuesëve.

Kompania ASML ndërkohë u shpreh se nuk pritet që politika e liçensimit që do të zbatohet nga qeveria hollandeze të ketë një efekt material tek pasqyrat financiare të kompanisë. Në tetorin e vitit që lamë pas, Washington-i njoftoi se do të kërkonte liçensimin e kompanive që eksportojnë çipa në Kinë duke përdorur mjete apo programe kompjuterike amerikane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x