19.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Qeveria e re italiane, Draghi i kalon zyrtarisht pushtetin Melonit

Mario Draghi mirëpriti Giorgia Meloni, kryeministren e re dhe i dorëzoi asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles.

Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.

“Të gjej shumë mirë”, i tha ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.

Giorgia Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x