Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi tha se për më shumë se pesë vjet, i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmën, atë për të jetuar në liri.
“Përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës që dje festuan pavarësinë e tyre. Qytetarët që jetojnë në liri, në pavarësi dhe me drejtësi. Qëndroj sot këtu jo si një kriminel, por si një njeri i lindur dhe kalitur në luftra për dinjitet në një popull që refuzoj që të zhdukej nga politikat e krimit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.
Pas 5 vitesh burg të padrejtë e të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar që herët. Për më shumë se 5 vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut, dhe liri themelore, ndër to më e rëndësishme është e drejta për të jetuar në liri, vecanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë.
Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt. Kam rrezikuar jetën time jo vetëm gjatë luftës, por që nga vitet 1972, së bashku me familjen time. Me besimin se errësia e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës, kjo është arsyeja pse u angazhova për clirim e barazi për të gjithë. Kur dola hapur e emrin tim të plotë si zëdhënës i UCK, rreziqet ishin të jashtëzakonshme.” u shpreh ai.
- Ish-ambasadori holandez: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb! - 18/02/2026
- Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale - 18/02/2026
- I fshehur në një dhomë hoteli bashkë me të dashurën/ Arrestohet në Romë vëllai i deputetes së PD, trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës - 18/02/2026