Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi të mërkurën se përpjekja e Shteteve të Bashkuara për të negociuar një marrëveshje rreth Groenlandës “nuk i intereson aspak Rusisë”.
Ai tha se çështja është një temë që duhet zgjidhur midis Uashingtonit dhe Kopenhagenit dhe se Moskës nuk i takon të përzihet në të.
Putin iu referua edhe historisë kur SHBA bleu Alaskën nga Rusia në shekullin e 19 të, duke sugjeruar se kostoja e një blerjeje të mundshme të Groenlandës për amerikanët do të ishte brenda mundësive të tyre financiare.
Ai mori si referencë çmimin e shitjes së Alaskës dhe duke llogaritur inflacionin tha me ironi se kostoja e Groenlandës shkon në 250 milionë dollarë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga gjykatë në gjobëvënëse… - 12/10/2026
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026