15.5 C
Tirana
17 / 11 / 2025

“Pse u fshinë serverat e 21 Janarit?”, Berisha ‘ia ngec’ Gardës: Ç’punë ka Kryeministria?!

Kreu i PD-së, Sali Berisha u zu ngushtë nga pyetjet për refuzimin e fletëthirrjeve të SPAK për krimin shtetëror të “21 Janarit”.

I pyetur se përse u fshinë serverat e kryeministrisë nga ku dolën plumbat që vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, Berisha ia faturoi fajin Gardës, teksa tha se kryeministria nuk ka pasur asnjë server për vëzhgimin por garda.

Pyetje: Pse u fshinë serverat?

Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur, si kryeministri asnjë lloj server për vëzhgimin dhe nëse Garda ka patur serverin aty është punë tjetër. Garda kudo ka një zyrë të veten, çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve. Çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka dënime përkatëse. Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë. Edhe unë do të jap çfarë di unë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x