21.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

Protesta, Martin Leka: Kurrë në pushtet në Shqipëri një opozitë me kryetar non grata!  

I ftuar në emisionin e të enjtes “Debat” të Alba Alishanit në A2CNN, lidhur me protestën e thirrur nga PD e Sali Berishës, gazetari Martin Leka e komentoi atë si një protestë të zakonëshme dhe nën pritshmëritë e trumbetuara. Ai e quajti protestën pa mesazhe dhe pa motiv të mirëmenduar.

“Nuk pashë ndonjë mesazh apo ide të re në fjalimet e dy liderëve të opozitës. Pashë një fjalim të Berishës që mu duk i njëjti me 33 vjet që e dëgjoj. Ndërsa fjalimi i Metës fokusohej në dy armiq të përbetuar të tij, kreun e SPAK dhe Kryeministrin”, tha Leka. Sipas tij, thirrja në ndihmë e qytetarëve të Kosovës për të rrëzuar, sipas Metës “armikun më të madh të Kosovës” Edi Rama, është sa groteske, aq dhe naive e deri e ligë. Kjo thirrje dhe të mundohesh të vësh shqiptarët kundër njëri-tjetrit është shërbimi më i madh që mund ti bëhet vetë Serbisë, u shpreh Martin Leka.

Lidhur me konkluzionet e protestës, Leka u shpreh i bindur se 10 muaj që na ndajnë nga zgjedhjet, janë shumë pak për të kolauduar një opozitë të përçarë në copa partish dhe me një kryetar non grata. “Mendoj se nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet në Shqipëri një opozitë me kryetar një non grata nga SHBA e Britania e Madhe”, përfundoi konkluzionin e tij për protestën e opozitës Martin Leka.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x