
Një grup inxhinierësh kanë protestuar sot pranë kryesisë së Kuvendit, para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohet projektligji për Urdhrin e Inxhinierit.
Sipas deputetit demokrat Lefter Gështenja , i cili i eshte bashkuar protestës, projektligji që prek të gjithë inxhinierët është antikushtetues, sepse një vit pas miratimit të projektligjit , bie licenca. Ai tha ndër të tjera se :
“Kjo nismë është iniciuar nga qeveria. Projektligji është antikushtetues, kontrollon licencat e inxhinierëve. Do vazhdoj ta kundërshtoj dhe në Komision, kemi pasur një sërë takimesh dhe dëgjesa në universitet, me inxhinierë dhe student që preken nga kjo iniciativë. Ky projektligj prek të gjithë inxhinierët, një vit pas miratimit të tij bie licenca”, tha ai ndër të tjera.
- Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund - 14/08/2026
- “Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve! - 14/08/2026
- Kosova/ Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual - 14/08/2026
