14.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Protesta/ Berisha mban fjalim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas incidentit ku u godit me grusht ka dalë ne foltore për të mbajtur fjalimin e parashikuar.

Ai ka thënë: “Kemi përballe nje kryeministër mafioz i cili ka vrarë shpresën në vendin tonë.”

Berisha shtoi: Njeriu që sot përfaqëson Shqipërinë në këtë samit kontrollon të gjitha pushtetet. Ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit komunist në 1991. Shqipëria renditet 53 vende nën republikën e Kosovës, edhe 4 vende poshtë Vietnamit komunist. Sot nga ky shesh le të zotohemi ne se pa votën e lirë nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Poshtë stabilokracia mbi votën e vjedhur, rroftë demokracia dhe vota e lirë.

Në përpjekjet e Ramës për të mposhtur lirinë e mendimit, ka shënuar rekordet më të zeza. Ka linçuar mediat dhe gazetarët. Ka mbyllur me dhunë televizione. Dy ditë më parë hodhi në erë me tritol resortin e një pronari të një grupi mediatik vetëm se nuk pranoi nënshtrimin. U them udhëheqësve politikë të Europës se ai është i padenjë të qëndrojë sot në atë samit. Rikujtoj këtu se alergjia ndaj fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe është trashëgimi biologjike e Ramës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x