Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka deklaruar votën abstenim pasi kolegu i tij socialist, Blendi Klosi propozoi heqjen e taksave për resortet me 5 yje.
“Industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues i rregullt, shpresoj që ju të kuptoni se unë do të abstenoj për propozimin tuaj”, deklaroi Majko në Komisionin e Ligjeve.
Pandeli Majko: Me Klosin ndaj një miqësi shumë të vjetër, dhe kjo është parathënie për të mos krijuar keqkuptime lidhur me disa nga rezervat që unë kam për këtë propozim.
Së pari dëshiroj të them që unë u binda me argumentet se pse duhen brandet dhe mekanizmi i brandeve si presion për rritjen e cilësisë në turizëm.
Por, unë nuk kuptoj pse ky standard duhet të funksionojë si i tillë deri në dhjetor 2026, nëse bëhet fjalë që kjo është një cilësi e përhershme, pse e sillni përsëri për një shtyrje 2 apo 5 vjeçare.
Nëse doni që brandet të jenë si cilësi e turizmit shqiptar, nuk e kuptoj pse duhet të themi që deri në dhjetor 2026 brandet do të vijnë në Shqipëri dhe pas kësaj për të mira e gëzime.
Së dyti, ju thoni që është për nxitjen e investimeve , por në paragraf thuhet “entitetet që operojnë në strukturat akomoduese”. Operojnë dhe investues janë dy gjëra të ndryshme.
Industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues i rregullt, shpresoj që ju të kuptoni se unë do të abstenoj për propozimin tuaj.
- Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë” në Bazilikën ‘Shën Pjetri’, publikohen fotot - 26/04/2025
- Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT) - 26/04/2025
- Papa Françesku përcillet për në banesën e fundit, fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë - 26/04/2025