Në një investigim të fundit të rrjetit britanik Daily Mail thuhet se pronarët e Facebook, Meta kanë shkarkuar dhjetra punonjës ose grupe kontraktore për abuzim të mjeteve të brendshme të kompanisë, për të keqpërdorur llogaritë individuale të Facebook e Instagram sipas porosive, ose në këmbim të ryshfetit.
Punonjesit e rrjetit gjigant social, Facebook, madje edhe roje sigurie janë përfshirë në abuzimet me një nga mjetet e rekuperimit të llogarive të quajtur ‘Oops’, raportonte më herët rrjeti Wall Street Journal, duke cituar dokumente të njerëzve të brendshëm me çështjen.
‘Oops’, që është një formë e shkurtër e ‘Online Operations’, është krijuar nga Facebook që punonjësit të ndihmojnë familjarët e tyre ose përdorues të profilit të lartë për të rifituar aksesin në llogaritë e tyre pas humbjes së fjalëkalimit ose hakerimit të faqes.