15.5 C
Tirana
24 / 04 / 2026

Projektligji për studentët e Mjekësisë/ Kushi: Opinioni publik është plotësisht dakord

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se me projektligjin për studentët e Mjekësisë janë dakord pjesa më e madhe e qytetarëve, studentëve si dhe ekspertëve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi thotë se projektligji për studentët e Mjekësisë që ata të qëndrojnë 5 vite për të punuar në Shqipëri pas diplomimit, është një sakrificë që duhet bërë për të gjithë shqiptarët.

Evis Kushi: Unë dua të ju sqaroj se ne jemi konsultuar gjatë me studentët dhe po, është e vërtetë se ka një pjesë të tyre që rezistojnë dhe nuk janë dakord me projektligjin, por ka një pjesë të madhe të studentëve që janë akutualisht në Universitetin e Mjekësisë, por edhe maturantë që janë dakord me projektligjin, ashtu sikurse dhe prindërit e tyre janë dakord dhe ashtu sikurse pjesa më e madhe e të gjithë qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe, jemi konsultuar me mjekë e me ekspertë dhe gjithashtu kemi marrë mendimin e të gjithë opinionit publik, ku ju siguroj që pjesa më e madhe janë plotësisht dakord me këtë projektligj sepse bëhet fjalë për interesin më të lartë publik që është edhe detyrimi jonë kushtetues për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ky është një ligj që vjen për të rritur më shumë performancën e sistemit tonë shëndetësor dhe së dyti për të parandaluar atë fenomen që nuk është vetëm shqiptar, por edhe për rajonin, largimi i mjekëve drejt vendeve që janë më të zhvilluara. Numri i mjekëve që largohen nga Shqipëria drejt vendeve të OECD-së është rritur për shkak se vendet e OCED-së kanë nevojë për mjekë. Ne emergjencën nuk e kemi sot, por mund të na vijë pas një viti e pas viteve të tjera. Nevoja për mjekë është vazhdimisht në rritje në vendet e zhvilluara. Ne duhet të veprojmë sot për të mos qenë vonë nesër e për të mos u gjendur para një situate ku mos t’i plotësojmë nevojat e qytetarëve. E mirëkuptoj shqetësimin e tyre, komunikojmë intensivisht me to. Ata do të kenë mbështetjen tonë, por kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë për të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x