9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Projekti ‘Durrës Yacht Marina’, 90% e apartamenteve të rezervuara

Vetëm pak orë nga hapja e zyrës së shitjeve të projektit “Durrës Yacht Marina”, gati 90% e apartamenteve janë rezervuar.

Edhe pse kompleksi rezidencial pranë portit të qytetit nuk ka nisur endë të ndërtohet, interesi për blerje ishte shumë i madh.

Çmimet varionin nga 110 mijë euro një apartament 60 m2, deri në rreth 1.2 milionë euro apartamentet 3+2 me një sipërfaqe 400 metra katrorë.

Se si funksionon shitja, kur projekti është ende maket, na e shpjegon agjenti imobiliar Florian Tahiri.

“Mënyra e pagesës është me 7 këste. 20% e vlerës jepet vetëm pasi jepet leja e ndërtimit. Në varësi të fazave të ndërtimit, në 7 faza të ndryshme bëhet edhe pjesa e likuidimit. Kësti final, 5%, bëhet në momentin që merret certifikata e pronësisë”, tregon agjenti imobiliar.

Blerja e apartamenteve shihet si investim në pasuri të paluajtshme.

“Nuk duhet parë vetëm si një mundësi banimi, por si një mundësi investimi. Ose për ta rishitur pas shumë vitesh, ose për ta dhënë me qira ditore”, thotë Tahiri.

Këtë pohojnë dhe të interesuarit, të cilët i besojnë kompanisë arabe.

“‘Emaar’ është një kompani shumë e madhe dhe ka tashmë një kontratë me shtetin. Nëse ai thotë se do mbarojë për 2 vitem atëherë është e sigurt”, shprehet një qytetar.

Në total, në përfundim të projektit, në territorin e portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe disa hotele me 5 yje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x