Konferenca e Kryetarëve në Kuvend do të diskutojë sot, kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026.
Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe roli i opozitës në Kuvend është kufizuar, pretendon opozita.
Ndër gjetjet e raportit që PD evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin.
Në letër, ngrihet edhe çështja e votës së mazhorancës kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme progres raportin e KE. Kryeministri Rama e ka cilësuar si më të mirin në histori, kurse nga opozita ka pasur kundërshtime për kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.
- Zgjedhjet vendore, Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat! - 24/11/2026
- NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë! - 24/11/2026
- Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit - 24/11/2026