Policia e Lezhës ka reaguar për dhunimin e drejtorit të filialit të Postës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”.
Dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin Pjerin Çuku, 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, citohet në njoftimin e policisë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026