Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e “akuzuan se pallatet bëhen me lejen tënde”.
“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni të shëmtuar e fyes.
E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.
Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash, sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar, je i destinuar të turpërohesh”, tha ai.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:
“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim, që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para.
Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.
- Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri - 12/11/2025
- Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Burgjeve për t’u takuar me monitouesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE: Siguroni kushtet - 12/11/2025
- Dita e tretë e dëshmisë së ish të dërguarit të posaçëm amerikan në Kosovë: Thaçin e kam takuar më 1998. S’e dinim kush i publikonte komunikatat e UÇK-së - 12/11/2025