31.5 C
Tirana
20 / 06 / 2025

Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Ibër, reagon BE: S’jemi në dijeni!

Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me atë kryesore. Kështu ka thënë një zëdhënës e BE-së për projektin që po e shtyn përpara Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Bashkimi Europian thotë se çdo vendim për ndërtim lidhur me këtë urë duhet të bëhet me kujdes dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e prekura.

“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar një fotografi të projektit që synojnë ta jetësojnë, ku shihen dy ura që do të lidhnin jugun me shumicë shqiptare e veriun me shumicë serbe të Mitrovicës.

Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas themelimit të bordit të përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së Veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, thuhej në deklaratën e Vetëvendosjes

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x