Policia e Lushnjës është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov ku në vendin ku plagos me armë zjarri, 60-vjeçarja Bajame Senej.
Një ditë më parë policia akuzoi Armando Hasallën si të dyshuarin kryesor, por tashmë hetimet janë zgjeruar. Mësohet se 23 persona janë pyetur për këtë ngjarje.
Ndërkaq Shaip Hasalla e ka mohuar se i biri Armando Hasalla ka lidhje më këtë ngjarje dhe se sipas tij, si ai dhe djali tjetër kanë qenë jashtë shtetit.
Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën. Ajo u plagos në këmbë.