Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se është pezulluar mësimi për ditën e nesërme për 14 shkolla në Qarkun e Shkodrës.
Vendimi është marrë për shkak të situatës së rëndë me përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut të cilat pritet që gjatë orëve në vijim të shtohen. Ndërkohë, ministrja sqaron se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.