19.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Përmbytjet, Haki Çako: Nuk do të shpallet fatkeqësia natyrore

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka thënë në emisionin “Log.” se situata e përmbytjeve në zonat më të prekura është drejt përmirësimit.

Çako tha se masat janë marrë në gjithë vendin, ndërsa shpjegoi se në këtë rast nuk ishte aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.

“Situata është drejt përmirësimit. Ka në rënë nivelet e prezencës së ujit në lumin Drin, por edhe në Kir edhe në Gjadër. Masat janë marrë dhe janë prezente të gjithë institucionet në vend. Një situatë e pazakontë që buron nga faktorë natyrorë, por edhe faktor të trashëguar. Faktorë natyrorë kam parasysh nivelin e reshjeve. Masat janë bërë dhe raportet janë dhënë në mënyrë periodike”, tha Çako.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x