Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e një qëndrese qytetare kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale.
Sipas një dokumenti, drejtuesve të degëve të PD-së u kërkohet të bashkëpunojnë me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive.
Në udhëzim, Partia Demokratike u bën thirrje strukturave të saj që të bashkohen me çdo forcë politike dhe grup qytetar që kundërshton reformën, me synimin për të organizuar protesta dhe një front të përbashkët kundër projektit të qeverisë.
Demokratët pretendojnë se reforma e propozuar nga mazhoranca cenon vetëqeverisjen vendore dhe kërkojnë mobilizimin e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja e bashkive.
Dokumenti parashikon gjithashtu zhvillimin e takimeve urgjente me këshilltarët demokratë dhe hartimin e një strategjie të koordinuar kundërshtimi në nivel vendor.
Lëvizja e PD-së vjen në një kohë kur reforma administrativo-territoriale ka nxitur kundërshtime në disa bashki të vendit, ku këshillat bashkiakë dhe banorët kanë shprehur rezerva ndaj ndryshimeve të propozuara.
- Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur - 06/10/2026
- “Pacientët të mos detyrohen të vijnë deri në QSUT”- Shërbimet Onkologjike, ministrja Spahiu: Borde tumoresh edhe në spitalet rajonale, po punojmë që… - 06/10/2026
- Ditë kritike për Kosovën/ Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve, kërkohet zgjidhje për krizën e thellë politike - 06/10/2026