8.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Pas largimit të Helidon Bendos, drejtori i komanduar i SHISH Oljan Kanushi shkon në Kryeministri

Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Oljan Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri. Ai është fotografuar nga gazetari i Report Tv Ermal Qori të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Ai u lirua nga detyra pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Artikujt më të kërkuar

8
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x