Parlamenti Evropian ka kërkuar nga BE që të listojë Gardën Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste, duke fajësuar atë për shtypjen e protestuesve dhe furnizimin me dronë në Rusi.
Marrëdhëniet midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Teheranit janë përkeqësuar muajt e fundit pasi përpjekjet për të ringjallur bisedimet bërthamore kanë ngecur. Teherani ka arrestuar disa shtetas evropianë dhe blloku është bërë gjithnjë e më kritik ndaj një goditjeje të dhunshme të vazhdueshme ndaj protestuesve, duke përfshirë edhe ekzekutimet.
Demonstrata të gjera anti-qeveritare shpërthyen në Iran në Shtator pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për dyshime se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes të vendosur ndaj grave.
Në një tekst të mbështetur nga një shumicë dërrmuese ligjvënësish, Parlamenti Evropian dënoi “shtypjen brutale nga Irani, përfshirë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në demonstratat pas vdekjes së Mahsa Amini, pas arrestimit të dhunshëm, abuzimit dhe sëmundjes së saj.
Parlamenti Evropian nuk ka fuqi të detyrojë BE-në të shtojë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e saj por teksti i përfshirë në një amendament të një rezolute, të propozuar nga ligjvënësja konservatore polake Anna Fotyga – përfaqësonte një mesazh të qartë politik për Teheranin.
Gjithsej 598 deputetë votuan pro amendamentit, ndërsa nëntë votuan kundër dhe 31 abstenuan. Brukseli po diskuton një raund të katërt të sanksioneve kundër Teheranit dhe burimet diplomatike kanë thënë se anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit të shtohen në listën e sanksioneve të BE javën e ardhshme. Britania pritet të marrë një vendim të tillë në javët në vazhdim.
Katër të rinj janë ekzekutuar në lidhje me protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në Iran katër muaj më parë, ndërsa 18 të tjerë janë dënuar me vdekje. Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se janë dënuar pas gjyqeve të padrejta dhe të rreme.